Diaspora do të grumbullojë para për të blerë snajper amerikanë për ushtrinë e Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes e ka përmbyllur me sukses edhe një gjeneratë të Kursit të Avancuar të Liderit dhe kursit bazik për snajper.
FSK-ja bën të ditur se KAL është një kurs që realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës togu dhe rreshter togu.
Lajmi dhe fotografitë nga kjo stërvitje kanë nxitur shumë aktivistë shqiptarë në diasporë të fillojnë të organizohen për grumbullimin e mjeteve për të blerë 100 snajperë të tillë si dhuratë për ushtrinë e Kosovës (FSK).
Ata ende nuk e kanë vendosur nëse mjetet do ia dhurojnë Qeverisë së Kosovës, që pastaj Qeveria të blen snajperët, ose do i blejnë vetë dhe pastaj do i sjellin në Kosovë.
“Ende po bëjmë analizat e nevojshme. Me rëndësi për ne është që ky aksion të mbyllet me sukses, pa i shkelur ligjet e vendeve ku jetojmë”, deklaroi për portalin Lideri.mk njëri prej iniciatorëve.
Përndryshe, bëhet e ditur se bëhet fjalë për snajperë me precizitet të lartë në distanca të largëta që ofrojnë mundësi edhe vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushëbetejë.