Dhuna në burg, të burgosurit e Idrizovës paralajmërojnë grevë urie
Të burgosurit e sulmuar të Idrizovës kërkojnë që të vizitohen nga Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit, në të kundërt do të fillojnë grevë urie. Ata i kanë dërguar një letër institucionit ndëshkues përmirësues “Idrizovë”, përmes të cilës kanë bërë paralajmërimin për grevë urie. Në letër thonë se është theksuar se greva ka të bëjë me të burgosurit që kanë qenë të lënduar gjatë bastisjes së burgut në fundjavë.
Të burgosurit e Burgut të Idrizovës
“Ne të burgosurit, ju njoftojmë se nga nesër, 31 tetor, hyjmë në grevë për shkak të burgosurve të lënduar rëndë, të cilëve nuk ju është ofruar ndihma mjekësore, edhe pse të njejtit janë me lëndime të rënda trupore si pasojë e aksionit policor”.
Përndryshe, të shtunën herët në mëngjes policia ka kryer një aksion në burgun e Idrizovës, përmes të cilit janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Poashtu sipas njoftimit të MPB-së policia është përleshur me të burgosurit, pasi siç thanë të burgosurit kanë tentuar të bëjnë rezistencë ndaj policëve dhe si rezultat i kësaj përleshje kanë mbetur të lënduar disa policë dhe të burgosur.
Ministria e Brendshme njoftoi se janë plagosur 10 policë dhe disa nga të burgosurit.