Dhjetë vite pa Rrahim Samiun-Komandant Zogun, ushtari që me katër plagë në trup nuk e ndali luftën (VIDEO)
Te varrezat e dëshmorëve në Tetovë, u bënë homazhe, me rastin e 10 vjetorit të ndajres nga jeta të ish ushtarit të dy luftërave të UÇK-së, Rrahim Samiu-Komandant Zogut. Zogu ishte luftëtar i betejës së lavdishme të Koshares në Kosovë, si dhe i Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në Tetovë, shkruan gazeta Lajm. Plagët e marra në beteja, nuk e kishin ndalur gjatë luftës, por 10 vite pas luftës ishin të papërballueshme. Luftën e lavdishme të Rrahim Samiut-Zogut, e kanë përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, Shkodrane Dardhishta dhe Berzat Bejtullahu.
Për kontributin e madh ushtarak të Rrahim Samiut Komandant Zogut, kanë folur edhe udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së.
Në emër të komunës së Tetovës, fjalë rasti mbajti kryetarja e komunës, Teuta Arifi.
Rrahim Samiu la pas vete bashkëshorten dhe tre fëmijë. Para disa viteve, në moshë të vogël ndërroi jetë edhe djali i tij, Flamuri. Veprën e Rrahimit, tani e përkujtojnë dhe e vazhdojnë bashkëshortja e tij me dy vajzat.
Komandant Zogu, rrjedh nga familje patriotike nga fshati Shemshovë i Tetoves. Sipas familjarëve, dëshira e tij gjithmonë ka qenë të mos ndalet pa u bë bashkimi i trojeve shqiptare./Gazeta LAJM