KulturëMaqedoni

Dhjetë vite nga themelimi i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, Gala Mbrëmje në Tetovë

Mbrëmë në shtëpinë e Evropës ,,Europ hous në Tetovë,para një publiku akademik dhe dashmirëve të fjalës se bukur, Sh.Sh. Oeneum festoi 10 vjetorin e themelimit te saj.
Para një dekade, një grup poetësh dhe dashamirës të fjalës së bukur u takuam disa here në kafeteritë pranë lumit Shkumbin, duke diskutuar nevojën për themelimin e një shoqate shkrimtarësh në qytetin tonë.
Tetova, me dy universitete, gjashtë shkolla të mesme dhe dhjetëra shkolla fillore, nuk kishte një shoqatë të tillë,nuk kishte manifestime poetike, dhe jeta kulturore ishte shumë e zbehtë. Kështu, ne grupi nisëmtarë, vendosëm të themelojmë Shoqatën e Shkrimtarëve me emrin “Oeneum”, emri i lashtë ilir i qytetit tonë. Misioni ynë ishte avancimi i kulturës shqiptare dhe artit të të shkruarit, si në prozë ashtu edhe në poezi.
Duke besuar se një popull përparon përmes zhvillimit të arsimit dhe kulturës, nisëm të realizojmë këtë ide dhe u bëmë pishtarë e katalizatorë kulture në çdo cep të vendit tonë: në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Shkup, Dibër, Kërçovë, Pogradec, Ferizaj, Viti, Përmet, dhe në ato vende të Maqedonisë qendrore ku shqiptarët ishin të harruar, por me krenari ruanin traditat, kulturën dhe gjuhën shqipe. Organizuam orë poetike në gjimnazin e Zhitoshës, në shkollën fillore Crnilishte, Prilep, në Buzllakovë të Velesit, në fshatin Nerovë të Krushevës, në Manastir, dhe dhuruam qindra libra bibliotekave të këtyre shkollave. Vizituam dhe mbajtëm orë poetike në Prekaz te Komplexi memorial i Adem Jasharit, te Muzeu Memorial i Lidhjes së Prizrenit, në Shkup para statujave të Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit, Hasan Prishtinës e Josif Bagerit, te shtëpia Muze e Nene Terezës Shkup,si dhe në fshatrat e Dervenit, Malësinë e Sharrit e Malësinë e Dervenit. “Oeneum” është bërë emblema e kulturës shqiptare, jo vetëm në Tetovë dhe hapësirat shqiptare, por edhe më gjerë.
Qëllimi ynë është të vizitojmë shkollat, të zbulojmë talente të letërsisë, të nxisim e të motivojmë të rinjtë për krijimtari letrare dhe të sjellim librin e poezinë më pranë publikut. Në kuadër të “Oeneum”-it, kemi krijuar edhe departamentin për poetët e rinj, duke afirmuar talentet e reja. Kemi sjellë risi në organizimin e manifestimeve poetike, duke mbajtur orë poetike nëpër sallone, parqe, ujvara, trotuare, shkolla fillore e të mesme, universitete, fshatra e qytete, duke qenë gjithmonë afër lexuesve dhe dashamirësve të librit e poezisë.

Sot shoqata numeron mbi 30 anëtarë. Shoqata jonë ofron një platformë ku poetët mund të prezantojnë punimet e tyre, të shkëmbejnë ide e përvoja letrare, dhe të ruajnë e zhvillojnë traditën poetike. Jemi përqendruar në ruajtjen e trashëgimisë letrare dhe në përhapjen e traditave poetike, duke krijuar mundësi për bashkëpunim me poetë të vendit tonë e të rajonit, si me shoqata simotra në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera, dhe për të ngritur vetëdijen për çështje të rëndësishme shoqërore përmes artit dhe fjalës së bukur.

Sivjet përmbushim vitin jubilar – 10-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, e cila u themelua më 15 janar 2015 dhe u regjistrua më 23 janar 2015. Një dekadë plot sfida, angazhime, mund, djersë, udhëtime dhe përgjegjësi, me dhjetëra manifestime çdo vit.

Deri tani kemi organizuar afro 100 aktivitete, promovime librash, homazhe për poetët që nuk janë më gjallë, botime librash, botimin e organit të “Oeneum”-it, Revistën letrare për art, letërsi e kulturë “Plejada”, që çdo vit e botojmë me nga 4 numra. Kemi ndarë mirënjohje e pllakate për personalitete të artit, letërsisë, kulturës dhe arsimit. Kemi nënshkruar dhjetra protokolle bashkëpunimi me shumë shoqata simotra në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, dhe kemi ftuar poetë eminentë nga hapësira gjithëshqiptare e Belgjika.

Ideologu e themeluesi i Rilindjes Kombëtare,U falemnderohem anëtarëve të kryesisë dhe ish kryetarëve z.Ejup Ajdini, znj. Zejnepe Alili dhe znj Behare Neziri, Intelektuali, poligloti Sami bey Frashëri thotë: “Nëse don të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse don të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë” Pra ky është ideali, misioni e vizioni I OENEUMIT
DAIM ILAZI
Kryetar i SH.SH.OENEU