Rajon - Botë

Devlet Bahçeli propozon ndërhyrjen e Turqisë nëse s’ka armëpushim në Gaza për 24 orë

Deputeti turk Devlet Bahçeli bën thirrje për ndërhyrje nga #Turqia nëse nuk arrihet një armëpushim në Gaza brenda 24 orëve, raporton Shenja.

« Si Parti Lëvizja Nacionaliste, thirrja jonë është kjo: Nëse një armëpushim nuk mund të arrihet brenda 24 orëve nga sot, nëse sulmet nuk ndalen, nëse vazhdojnë të hidhen bomba mbi të shtypurit, ndaj haptas me kombin tim, se Turqia duhet shpejt të ndërhyjë dhe të bëjë gjithçka që është e nevojshme për shkak të përgjegjësive të saj historike, humanitare dhe fetare. Është trashëgimia jonë të ndërmarrim misionin e mbrojtjes dhe kujdesit ndaj Gazës”, ka shkruar në rrjetin social X, kryetari i Lëvizjes Nacionaliste (MHP) në Turqi, Devlet Bahçeli.