Maqedoni

Despotovski: Mbështetje financiare nga shteti deri më tani kanë shfrytëzuar mbi 900 kompani vendore

Efekti i investimeve të huaja dhe përfitimet direkte për qytetarët janë më të rëndësishmit dhe ky është prioriteti kryesor nga i cili udhëhiqemi, deklaroi Jovan Despotovski, drejtor i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale – ZZHTI.
“Duhet të dini çfarë keni prioritet. A duhet të prisni shirita dhe të fotografoheni derisa punëtorët janë paguar 9000 denarë. Ose ndërkaq njerëzit i keni prioriteti. Prioriteti im është që njerëzit në këtë shtet, nga paratë e të cilëve paguhen këto kompani të japin kontribut pas. Ndërsa kjo bëhet përmes punëve të paguara mirë dhe përmes parave që i kthejnë në buxhetin e shtetit. Për momentin në Zona punojnë rreth 18.000 qytetarë që është tre herë më shumë krahasuar me 6.000 në vitin 2016. Në dy vitet e fundit kemi pasur paga më të larta se mesatarja e shtetit. Nëse para gjashtë viteve këto kompani në buxhet kanë paguar 10 deri në 12 milionë euro, vetëm këtë vit, sipas vlerësimeve presim 75 milionë euro, që është shtatë herë më shumë. Treguam se ky nuk është më vend i fuqisë punëtore të lirë, por prioriteti ynë kryesor janë vendet e punës të paguara mirë me të cilat do t’i mbajmë fëmijët në shtëpi”, theksoi Despotovski në emisionin Stadion, në kanalin 77, kumtuan nga ZZHTI.
Për këtë qëllim, ZZHTI ka nisur një fushatë “E ardhmja fillon në shtëpi”, qëllimi i së cilës është që përmes shembujve të të rinjve të cilët punojnë në Zona të prezantohen mundësitë për punë.

Lidhur me hyrjen e kompanive vendore në ZZHTI, Despotovski tha se Drejtoria tashmë ka arritur marrëveshje me dy kompani vendore për hyrje në Zona, por procesi ka ngecur me muaj të tërë, prandaj edhe realizimi i këtyre projekteve vihet në pikëpyetje.

Ai theksoi se kompanitë vendore kanë qasje të njëjtë në mbështetje financiare nga shteti të cilën deri më tani e kanë shfrytëzuar mbi 900 kompani vendore, si dhe vitin e kaluar gjithsej mjetet e përgjithshme të paguara ndaj vendore kanë qenë më të larta në krahasim me ato të huaja, por i kupton pritjet e kompanive vendore në lidhje me Zonat.