July 2, 2024
BallinaMaqedoni

Dështoi edhe një votim, Osman Kadriu hyn në “lojë” për kryetar të Gjykatës Kushtetuese?!

Përkundër faktit se Ana Pavlovska Daneva u tërhoq, kundërshtarja Tatjana Vasiq Bozaxhieva sërish ka marrë 5 vota, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese, thonë burime nga gjykata për TV Telma.

Jozyrtarisht, në raundin e ardhshëm të votimit do të jetë një kandidat i ri i vetëm i cili do të tentojë të marrë 6 vota dhe supozohet se është gjyqtari kushtetues Osman Kadriu. Ai që do të përpiqet të sigurondy të tretat e votave. Nëse zgjedhet, Kadriu do të ishte kryetari i parë shqiptar i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Zhurnal.

Ditët e kaluara dështuan gjashtë tentativat në të cilat asnjëra nga dy kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva, nuk arriti të marrë gjashtë vota për t’u zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese.