MaqedoniOpinion

Dështimet e BDI-së në 22 vite dhe politikat ndryshe të VLEN-it

Venera Azizi

22 vjet të tëra dhe çfarë bënë e çfarë i sollën qytetarëve shqiptarë? Me politikat e tyre ndikuan që mijëra të rinj ta braktisin vendin, mijëra shtëpi të mbesin bosh, mijëra nëna e baballarë t’i mbajnë sytë drejt portave duke pritur kthimin e fëmijëve të tyre.
Ndërsa fëmijët e atyre që për 22 vjet s’lanë gurë e dru pa e lëvizur për interesat e tyre personale, familjare dhe grupore u kthyen si milionerë.

Sot pas 7 muajve nga formimi i qeverisë së re vendosëm në dispozicion edhe 250 milionë euro për të gjitha komunat pa dallime partiake e politike.
Ne edhe sot dëshmuam se kemi ndërmend vetëm të krijojmë kushte sa më të mira për secilin qytetar, të rregullojmë rrugë e infrastrukturë nëntokësore dhe të ndërtojmë shkolla, çerdhe, biblioteka, salla sporti, pishina, të krijojmë kushte sa më të mira për fëmijët e gjithsecilit, për rininë, për studentët dhe për zvillimin e bizneseve lokale. Sepse ne jemi NDRYSHE!.