Maqedoni

Derisa Von der Layen flet, Apasiev e lëshon seancën në shenjë proteste

Në seancën plenare të 80-të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila të vetmen pikë rend dite ka diskutimin rreth përmbajtjes së propozimit francez.

Në seancën plenare të Kuvendit, para deputetëve të RMV-së është drejtuar kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen, e cila deklaroi se nuk ka dyshim se gjuha maqedone “është gjuha juaj dhe ne krejtësisht e respektojmë atë”.

Megjithatë gjatë fjalimit të saj ka pasur kontestime nga ana e deputetëve të opozitës ku deputeti i partisë E Majta gjatë fjalimit të saj lëshon seacën.

Von der Leyen gjithashtu i siguroi të gjithë deputetët dhe popullit të RMV-së që t’i besojnë asaj në zhvillimin e procesit. Leyen theksoi se populli i RMV-së e meriton që të shkojë më tej në rrugën evropiane dhe “se ardhmëria juaj është në BE dhe se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Maqedoninë. RMV ka treguar se është partner i besueshëm për Aleancën dhe BE-në”.