Maqedoni

Deri në fund të vitit çmimi i naftës në botë kthehet 65 dollarë për fuçi, kurse te ne 60 denarë!

Çmimi i naftës së papërpunuar mund të bie në 65 dollarë për fuçi deri në fund të këtij viti dhe të vazhdojë me rënien në 45 dollarë deri në fund të vitit 2023, nëse ndodh recesion, që me automatizëm e ulë kërkesën, vlerëson banka amerikane Sitigrup.

“Blumberg” duke u thirrë në analizat e ekspertëve nga Citigroup, thekson se ky skenar bazohet në supozimij për mungesë të çfardolloj intervenimi të prodhuesve nga grupacioni i shteteve OPEK+ dhe për rënie të investimeve në prodhimin e naftës.
Përkthyer në çmime tona, rënia e naftës në bursat botërore në 65 dollarë për fuçi, do të duhej të sjellë tek ne çmim të dizelit rreth 60 denarë, kurse rënia eventuale në 45 dollarë për fuçi, në Maqedoninë e Veriut duhet të sjellë çmim të dizelit nën 50 denarë denarë, transmeton Almakos.

Analiza e Sitigrup bën krahasim mes situatës momentale në tregun energjetik dhe krizës së viteve 70-ta të shekullit të kaluar.

“Faktet historike për naftën sugjerojnë se kërkesa për naftën bëhet negative vetëm gjatë kohës së recesioneve më të këqija globale”, thonë analistët e Sitigrup në raportin e djeshëm.

Linku i tekstit në Bloomberg: https://www.bloomberg.com/news/articles/2022-07-05/wti-oil-drops-below-100-as-recession-fears-overwhelm-markets?srnd=markets-vp#xj4y7vzkg