Maqedoni

Deri në 1 orë – Pritje të gjata nëpër kufijë për 1 Maj

1 maji ka shtuar kalimet në pikat kufitare në vend, sidomos në atë me Greqinë. Kolona të gjata të makinave janë vërejtur në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë që nga orët e hershme të mëngjesit, shkruan Alsat.

Qytetarët të shumtë nga Maqedonia e Veriut, por dhe turistë të huaj ia mësynë Greqinë duke bërë që pritjet për kalim të jenë madje deri në 1 orë.

Një situatë e tillë përsëritet në çdo festë, ndërsa ngjashëm pritet të jetë edhe për festën e Pashkëve kur dhe fundjava do të jetë e zgjatur.