Deri kur me këto shqetësime, duke prekë shtresën më të pafajshme në shoqëri, nxënësit!
Etem Xheladini
A thua e kujt është kjo dorë e zezë e mësheftë, që nuk zgjedhë metoda për të defukusuar vëmendjen e popullatës në këte kohë krize, ekonomike, e politike që gjendet shoqëria.
Sa duket po na përsëriten këto fenomene, sa herë që politikanët dhe pushtetarë e korruptuar, po sjellinë shoqërinë në kolaps, po janë nga fundi i karierës së tyre, po krijojnë skenare të tilla, si më parë me rastin e helmimit të nxënësve shqiptar, ku akterët e këtyre ngjarjeve asnjëherit nuk po zbulohen.
Të shqetësuar për fenomenin e paralajmërimeve për vendosje të bombave nëpër shkollat fillore e të mesme, që tanimë po ndodhin edhe në qytetin tonë në Kumanovë, në këto momente duke shqetsuar nxënësit dhe punëtorët e arsimit, po edhe prindërit e nxënësve, duhet që sa më shpejtë të ndërpriten.
Organet përkatëse, si Ministria e Punëve të Brendshme, përfundimisht të fillojnë të bëjë punën dhe të ndërmarrë hapa më konkret drejt zbulimit të burimit të këtyre kërcënimeve për sigurinë e nxënësve dhe t’i japë fund kësaj drame, atmosfere shqetësuese e të pasigurtë, duke nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që qëndrojnë prapa këtyre veprimeve për të ngjallë frigën në mesin e nxënësve, punëtorëve të arsimit, prindërve të nxënësve e popullata.
Siguria e nxënësve nëpër shkolla dhe krijimi i kushteve për të ndjekur mësimin në kushte normale është obligim i pushtetit, pasi kjo është shtresa më e ndjeshme e shoqërisë, për një të ardhme sa më të mirë.