Maqedoni

Deputetja Shaini i reagon Arbër Ademit: Nuk po ju ecë zari në lojërat e kazinove

Deputetja Safije Sadiki Shaini i ka reaguar deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, lidhur me Ligjin për lojërat e fatit.

“Arbër Ademi, si duket i dëshpëruar që nuk do i ecë zari në lojërat e kazinove, ka nisur të ketë problem edhe me numrat.
Gjithë ditën e lume pohon se shumica i ka 64 deputetë, e pastaj qahet se opozita nuk ia mbështet ligjin e kazinove.
Ne e dimë se tashmë e kanë makth koalicionin VLEN, andaj edhe kur bie shi duan ta fajësojnë, por për këtë nuk mund t’u ndihmojmë.
Mbasi fajin e ka opozita që ata nuk kanë shumicë, kjo është shenjë se afati i tyre ka skaduar. Në maj vjen shumica e re”, thotë deputetja Shaini.