Maqedoni

Deputetja Ilire Dauti zgjidh edhe një padrejtësi, e bën Naziktere Ajdinin me nënshtetësi

Ilire Dauti, deputete e ASH-së
53 vite jetë këtu dhe sot, në Kuvend, gëzimin për marrjen e shtetësisë së zonjës Naziktere Ajdini e ndamë bashkë.
Pas pyetjes drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfundimisht mbërriti përgjigja pozitive. 53 vite jetë të mundimshme, pa atdhe dhe me shumë sfida, ndërsa sot motra jonë e fitoi shtetësinë e merituar. Tani ajo do të pajiset edhe me dokumentet dhe do të gëzojë të gjitha të drejtat ligjore nga vendi ku ka lindur, u shkollua, jetoi dhe kontribuoi.
Edhe një padrejtësi e zgjidhur me shumë këmbëngulje, që na jep motiv për të vazhduar deri në luftimin e padrejtësisë së fundit.