Deputetja e guximshme britanike sërish krah Kosovës: Mos të përsërisim gabimet e së kaluarës
Dje u bë publike se polititkanë të disa shteteve perëndimore i janë drejtuar me një letër Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Ata kanë kërkuar nga Borrell, Blinken dhe Cleverly qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit.
Për këtë letër ka shkruar edhe deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns. Ajo në një postim në Twitter ka thënë se “kemi nevojë për diplomaci parandaluese”.
Sipas Kearns, nuk duhet të përsëriten gabimet e së kaluarës.
“10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen tonë ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”, ka shkruar Kearns.