Maqedoni

Deputetja bullgare dyshohet se ka “spiuniar” për Maqedoninë e Veriut

Vesela Cherneva, deputete bullgare dhe këshilltare e ish-kryeministrit bullgar Kiril Petkov, është nën hetim për dhënien e informacioneve sekrete për Maqedoninë në negociatat midis Shkupit dhe Sofjes. Në të njëjtën kohë, prokuroria bullgare hapi hetim kundër Petkov dhe Asen Vasilev, nënkryetar i partisë së Petkovit, nën dyshimin se ata nuk kanë mbrojtur interesat kombëtare bullgare, transmeton Lideri.mk.

Cherneva akuzohet se ka “koordinuar qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë me një shtetas maqedonas gjatë procesit negociator të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”.