Kosovë

Deputetja britanike i quan “terroristë” serbët që sulmuan në Banjskë, pyet pse ende nuk ka pasoja

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, edhe pse e pranoi fajin për agresionin në Kosovë, vazhdon të mbetet i lirë në Serbi.

Kearns, thotë se Serbia glorifikoi terroristët serbë me një ditë zie dhe nuk pati pasoja, njofton Klankosova.tv.

“Tashmë u bënë dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një zyrtar policor. Ai mbetet i lirë në Serbi”, u shpreh Kearns.

“Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi”.