Kosovë

Deputetja britanike fjalim në Parlament: Kisha Serbe po dërgon armë nga Serbia në Kosovë

Deputetja britanike dhe kryetarja e Këshillit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik Alisha Kerns, e ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe (KOS) se po merrë pjesë në kontrabandim me armë nga Serbia për në Kosovë, transmeton e perditshmja “Danas” nga Beogradi.

Zonja Kerns në fjalimin e djeshem ne seancen e Parlamentit Britanik, theksoi se armë nga Serbia po kontrabandohen me autoambulancë të cilat më pastaj po zbrazen në Kishën Ortodokse Serbe.

“Pse pasqyra e sigurisë është aq mizore. Një kohë të gjatë nuk arritëm të thërrisnim milicitë e armatosur serbe, që vepronin në veri të Kosovës. Përfaqësuesit e Qeverisë tanimë e kanë të qartë, që kur ushtarët që ishin në përbërje të KFOR’it dhe u kthyen në shtëpi, se po kontrabandohet armatim nga përtej kufirit në Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, edhe atë nëpërmjet autoambulancës. Kur trupat tona, ushtarët tanë, përpiqen të marrin leje dhe të shkojnë tek ata, për marrjen e lejes nevojitet kohë e gjatë. Deri në momentin e marrjes së lejes, shih tash befasinë, autoambulanca paraqitet në kishë dhe prapë nxjerr armët”, ka rrëfyer para deputetëve Alisha Kerns.

Ajo ka thënë se “është shumë e brengosur për shkak të faktit se Britania i shet municion Serbisë”.

“Duke patur parasysh faktin se policia antiterroriste serbe në një sulm ka kidnapuar tre policë të Kosovës, si të bindemi ne se atë armatim që ia shesim Serbisë, nuk shfrytëzohet në këtë kontekst”, ka hapur dilemën zonja Kerns. “Danas”