BallinaMaqedoni

Deputeti i VMRO-së, Prenxhov: “Lotaria” është vetëm fillimi, do dalin shumë gjëra tjera

Në forumin e sotëm “Drejtësia po vjen”, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ljupço Prenxhov, në lidhje me rastin e Lotarit dhe përvetësimin e 8 milionë eurove, tha se LSDM dhe BDI kanë manipuluar opinionin vetëm për të qëndruar në pushtet, ndërsa gjenerata e re politike që vjen pas 8 majit ka një qasje krejtësisht ndryshe.

“Dallimi mes të kaluarës dhe së tashmes në Maqedoni është se pas 8 majit puna nuk është e njëjtë dhe vjen një gjeneratë e re politike që nuk planifikon të bëjë asgjë tjetër përveç zbatimit gëligjit, drejtësisë dhe zgjidhjes së krimit dhe korrupsionit”, theksoi Prenxhov, transmeton Lideri.mk.

Prenxhov në fjalën e tij ka theksuar se rasti me Lotarinë është vetëm fillimi dhe se në të ardhmen do të dalin detaje të reja.

“Do të ketë më shumë punë, këto janë konturet e para të të gjithë projektit, “Lotaria”, me kusht”, tha Prenxhov.

Prenxhov thekson se lidhja mes LSDM-së dhe BDI-së nuk është vetëm politike, por edhe ekzistenciale. Sipas tij, kjo lidhje ka qenë vendimtare që LSDM të qëndrojë në pushtet pa përkrahje të gjerë nga opinioni, ndërsa BDI-ja kishte rolin e partnerit kryesor që vendos rregullat e lojës./Lideri