Shqipëri

Deputeti i PD-së, Dogjani: I gatshëm të luftoj për Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është shprehur se është i gatshëm të luftojë për Kosovën.

Referuar situatës në Kosovë, Dogjani nga Kuvendi tha se është i pari që merr armët për Kosovën pasi tha se qytetarët e këtij shteti po sulmohen sërish nga Serbia, ashtu siç ndodhi shumë vite më parë.

“Po qe se është nevoja për të marrë armët për të shkuar e për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën, po, unë jam i pari që i marr armët. Ne kuksianët i kemi marrë armët për luftën për çlirimin e Kosovës, ku janë vrarë disa të rinj kuksianë për çlirimin e saj. Kemi pritur 500 mijë qytetarë të Kosovës që u përzunë nga Millosheviç dhe Vuçiç, që sot po i sulmon sërish shqiptarët në Kosovë. Po, unë marr armën edhe të luftoj për Kosovën”- tha ai.