Deputetët shqiptarë që harxhuan më shumë para të qytetarëve për shpenzime rrugore në 2023
Arbana Pasholli nga BDI, Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa dhe Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët janë tre deputetët shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë harxhuar më shumë para për shpenzime rrugore (pikë pagesa dhe benzinë) gjatë vitit 2023, raporton Portalb.mk.
Nga deputetët shqiptar më pak para kanë shpenzuar Abdulla Saliu nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Ziberi nga BDI dhe Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.
Disa nga deputetët nuk figurojnë aspak në listën që Portalb.mk dhe Meta.mk e siguruan nga Kuvendi i RMV-së përmes Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik, se sa para harxhuan deputetët për rrugë.