Deputetët e VLEN-it në vizitë te kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi
Deputetët e koalicionit VLEN sot kanë vizituar kryeparlamentarin e ri shqiptar, Afrim Gashin.
Ata i kanë uruar postin e ri duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Gjithashtu kanë biseduar edhe për agjendën parlamentare, që e pret Kuvendin e ri.
Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre.
Me këtë, Imërlie Saliu-Fetai bëhet deputetja e parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut.
Azizi është deputet në vendin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.(INA)