Deputetët e PDK-së dhe LDK-së i ka kapluar nervozizmi opozitar, degjenerojnë me fjalor ofendues ndaj deputetit të VV-së (Video)
Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj janë përplasur sot mes vete në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Muja dëgjohet duke i thënë Lekajt: “Turp je ti”.
Kësaj Lekaj iu përgjigj me fjalë ofenduese.
“Turp je ti edhe mshele. Mos ta nin, ti je bo shpifës i madh. Tepër je ka i etikon njerëzit. Duhet me të ardhë turp. Nuk je ka folë me fëmijë. Mshele meçkën. Idiot. Se ke dashtë me etiketu njerëz pa kon hiç Je msue me lapera”, i tha Lekaj, Mujës, duke dalë nga salla.
Në fund të videos shihet edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili po ashtu e quan idiot, Mujën e VV-së.