Deputetët e BDI-së votuan për shkarkimin e zëvendësministrit të “Grupit të zjarrit”, Bashkim Hasani
Kuvendi me 62 vota “për” asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur shkarkoi nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Bashkim Hasani, zëvendësministrin e Arsimit, Lulzim Aliu dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini, shkruan Alsat. Pas shkarkimeve, ligjvënësi kaloi në pikën për emërimin e propozimeve të reja në eshalonin e dytë. 36 deputetë janë paraqitur për fjalë. Në vendin e Hasanit, Aliut dhe Abedinit janë propozuar: Vjollcë Berisha, zëvendësministre në Bujqësi, Tiron Jajaga, zëvendësministër në Mbrojtje dhe Agim Nuhiu, zëvendësministër në Arsim./A.K.