Dënohet me një vit burg Luiz Ejlli
Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli pasi është shpallur fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale.
Këngëtari shkodran akuzohet se ka falsifikuar një dokument për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramanit, i cili gjithashtu u dënua me 18 muaj burg për hartimin e deklaratës noteriale.
Vendimi u dha më 2 tetor 2024, dhe ndodhi në një kohë kur Ejlli, pavarësisht se i ishte hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë, ishte ende në posedim të vulave të noterit.
Ngjarja ka origjinën në vitin 2021, kur prokuroria nisi hetimet për të kërkuar sekuestrimin e pasurive të Fatmir Abdurramanit, duke e akuzuar atë për pasuri të pajustifikuara me burime ligjore.
Vendimi i plotë:
Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit Luzi Ejlli dhe Fatmir Abdurramani, rezultoi e provuar se i pandehuri Fatmir Abdurramani., në bashkëpunim me të pandehurin Luiz Ejlli ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri Fatmir Abdurramani, e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.
Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luzi Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.
Konkretisht, i pandehuri Luiz Ejlli, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin , kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri Fatmir Abdurramani., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë’ informon prokuroria e Fierit.