Dënohet i riu nga Gostivari që “flutronte” me motoçikletë
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se ka identifikuar dhe sanksionuar personin i cili në përpjekje për të incizuar një video për rrjetet sociale, me motoçikletën e tij me katër rrota ka dëmtuar një shenjë trafiku.
Ngjarja ka ndodhur më 4 prill afër kryqëzimit të rrugëve “Zhivko Brajkovski” dhe “101” në Gostivar.
17-vjeçari është thirrur në polici këtë pasdite ndërsa me të është zhvilluar bisedë informative.
Kundër personit në fjalë janë përgatitur dy parashtresa në përputhje me Ligjin për Automjetet.