Dënohen 296 vozitës në Shkup, 77 për tejkalim të shpejtësisë
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Më çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 296 gjoba, nga të cilat 77 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 20 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 16 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 21 sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, 12 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.