June 26, 2024
Kolumna

Demonstratat e vitit 1941 në Bit Pazar për bashkim me Shqipërin

PATRIOTËT SHQIPTARË TË MAQEDONISË I THANË JO:
-Jo marrëveshjes: së Gjermani-Bullgari,
-Jo Marrëveshjes së Tiranës,
-Jo marrëveshje me VMRO-n
Shqiptarët e Maqedonisë kurrë nuk u pajtuan me propozimin e Hitlerit. Patriotët shqiptarë midis Shkupit i thanë, Jo, Hitlerit, Jo, Bullgarisë, Ne kërkojmë bashkim me Shqipërinë.
Patriotët Shqiptarë të Maqedonisë i dërguan Peticion Ministrisë së punëve të Jashtme të Italisë, për revidimin e kufirit në territoret kontestuese shqiptaro- bullgaro-maqedonase.
Pas nënshkrimit të aleancës ushtarake midis Bullgarisë dhe Gjermanisë, më 1 mars 1941, Hitleri ia dhuroi tërë Maqedoninë Bullgarisë deri në Dibër, kundër kësaj Marrëveshje reaguan forcat patriotike shqiptare të Maqedonisë dhe i dërguan një peticion Ministrisë së punëve të Jashtme të Italisë, të nënshkruar, nga:Sheap Tetova, Eshref Gafuri, Hamdi Gashi, për revidimin e kufirit në territoret kontestuese shqiptaro- bullgaro-maqedonase.
Veçanërisht nga VMRO-ja bulgare, me vëmendje të madhe u ndoq çështja e kufijve në mes Maqedonisë e të Shqipërisë, përkatësisht kontestit kufitar maqedono-shqiptar. Nacionalistët bullgar-maqedonas, protestuan deri te Ministria e punëve të jashtme e Italisë si garantuese Marrëveshjes së Tiranës më vitin 1941, që të ndërhy në viset kontestuese në mes të kufirit maqedono-shqiptar duke u mbështetur në bazë të protokollit të nënshkruar në Tiranë në vitin 1920, në mes VMRO-s dhe Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës.
Në bazë të këtij Protokolli kufijtë në mes Maqedonisë e të Shqipërisë do të shtriheshin në Kaniari, kota 500, do të kalonin nëpër Malin Sharr dhe do të arrinin në kufirin aktual serbo-shqiptar, pra thirreshin në kufirin 1920, ku qytet:Ohër Strugë, Resnje, sipas mendimit të bullgarëve-maqedon, ishin qendra të pastra bullgare dhe për këtë arsye duhet të mbeteshin në kuadër të Maqedonisë Bullgare. Kurse qyteti i Dibrës, planifikohej ti mbetej vetëm njërit prej këtyre shteteve, kuptohet pas plebishitit. Kjo kërkesë për kufijtë e nacionalistëve bullgaro-maqedon u kundërshtua fuqishëm nga forcat nacionaliste shqiptare, ku i dërguan një peticion Ministrisë së punëve të jashtme të Italisë, të nënshkruar, nga:Sheap Tetova, Eshref Gafuri, Hamdi Gashi, për revidimin e kufirit në territoret kontestuese shqiptaro maqedonase.
Hitleri në prag luftës publikisht i deklaroi Duçes: “Se duhet kënaqur aspiratat e shtetit bullgar”. Kjo deklaratë i erdhi për shati Car Borisit dhe qeverisë bullgare në krye me Fillovin. Këto aspirata hegjemoniste e shtyn Bullgarinë që për së treti herë të hy në këto lojëra katastrofale në dëm të shteteve fqinje. Në radhë të parë ajo donte të zgjerohej në dëm të Shqipërisë Lindore, duke pushtuar territore shqiptare që kurrë nuk i kanë takuar asaj. siç pretendojnë ta paraqesin sot bullgarët dhe maqedonasit.
Shqiptarët e Maqedonisë kurë nuk u pajtuan me propozimin e Hitlerit. Patriotët shqiptarë midis Shkupit i thanë, Jo, Hitlerit, Jo, Bullgarisë, Ne kërkojmë bashkim me Shqipërinë.
Demonstratat e e Majit 1941
Më 10 maj të vitit 1941 në Shkup, Shaip Mustafa me disa patriot të Kombit, për herë të parë i doli zot Maqedonisë dhe organizoi Demonstrata, kundër pushtuesve Bullgar.
Demonstratat e shqiptarëve në Shkup, të organizuara më 10 maj 1941 kundër pushtuesve bullgarë i kanë organizuar anëtarët e organizatës studentore “Besa” e Beogradit. Parulla e tyre ishte: “Shkupi e Kumanova me Preshevë t’i bashkohen Shqipërisë”. Ndërsa Shaip Mustafa ishte në ballë të demonstratave me flamurin Kombëtarë shqiptarë. Demonstrata filluan në Bit Pazar, para çajtores të Hasan Shukriut, më 10 maj të vitit 1941, Tubimit iu drejtua Shaipi me një fjalim zjarrtë kundër okupatorit bullgar. Sipas dëshmisë të atdhetarit Rexhep Bunjaku, i cili merrte pjesë në këto demonstrata, para masës Shaipi agjitonte të dalim në demonstrata kundër okupatorit bullgar për bashkim me Shqipërinë. Rexhep Bunjaku dëshmon: “për herrë të parë kam dëgjuar që në një tubim të fitet shqip. Demonstruesit u mblodhën te ura e Gurit duke brohoritur Rroftë Shqipëria, Rroftë Liria, “Poshtë Fashizmi”.e duam Shqipërinë dhe disa parulla tjera. Demonstratët nuk patën pengesa deri te ura e Gurit. Përtej urës u pa kordoni i policisë dhe ushtria bullgare. Ndërsa Shaipi me flamurë në dorë çante rrugën përpara, ndërsa masa i shkonin për mbas. Demonstruesit posa kaluan urën e Gurit i sulmoi policia dhe ushtria bullgare, u bë një rrëmujë e paparë. Mbi urrë, në shesh, para shtëpisë së armatës, dhe kafenesë “Marger”, tani në atë vend është shtëpia e mallrave. Pamja ishte sa trishtuese por edhe aq madhështore. Vendi mori pamjen e një fushë beteje. Nën sulmin barbarë të këmbësorisë dhe të kalorësisë policore ushtarake bullgare. Populli filloi dalëngadalë të tërhiqej, pas një kohe të shkurtër të shpartallohej. Sheshi u zbardh nga plisat e bardhë. Pamja edhe më madhështore ishte figura e Shaipit me flamur në dorë, “sikur fluturonte sëbashku me shqiponjën e shenjtë dy krenare dhe dukej si personazh mitologjik”. Pas demonstratave Shaip Mustafën e burgosën së bashku me Jahja Osmanin dhe i internuan në Bullgari. Po ashtu ky grup atdhetarësh ka organizuar një manifestim edhe në Tetovë, po me të njëjtën kërkesë.
Me këtë ngjarje të madhe historike që treguan shqiptarët e Maqedonisë ku për herë të parë i dolën në mbrojtje të çështjes dhe vendlindjes figurat Kombëtare të Maqedonisë. M këtë rast do ta përmendim me theks të veçantë patrioten nga Shkupi, Kimete Sadiku, e cila me të vëllaun, nga dyqani i babës së saj në Shkup, ka shpërnda nëpër demonstruesit Plisa të Bardhë. Edhe pse këto Plisa të shqiptarëve ishin të ndaluara nga pushtuesit bullgarë. Më vonë gjatë komunizmit, në burgun e Idrizovës ishte edhe Profesor Adnan Agai, së bashku me Rexhep Bunjakun. Profesor Agai, e kishte bashkëshorte heroinën shqiptare, Kimete Agai Sadiku,
Marë nga libri në dorëshkrim:”Shqiptarët e Maqedonisë në luftë kundër pushtuesve serbo-bullgarë (1918-1945)”, (Vazhdon),

10 maj 2021 Prof. Dr. Vebi Xhemaili
Tetovë