Maqedoni

Dehari: Në raportin e ministrave të BDI-së nuk është përmendur asnjëherë UÇK-ja

Anëtari i Kryeisë Qëndrore në BDI, Fatmir Dehari në Click Plus në TV21 tha se ka pasur vërejtje në raportin e ministrave të BDI-së para partisë. Dehari tha se në këtë raport asnjëherë nuk është përmendur UÇK-ja.

“Një nga vërejtjet që kam dhënë unë rreth atij raporti është mos-përmendja e UÇK-së në asnjë faqe, nëse aty mund të ketë 200 faqe, në asnjë faqe. Nuk e kam thënë vetëm kaq, kam thënë se jam i prekur, ndihem i prekur se pse mos të trajtohet çështja e UÇK-së për një periudhë kohore 2-vjeçare. Mundej me dy fjalë, me tre fjalë, katër, dhjetë apo ma shumë rreth asaj….nuk përmendet. Për mua nëse ky raport do të shkonte i tillë, do të ishte i papranueshëm dhe unë nuk do ta votoja”, tha Dehari.