July 4, 2024
Maqedoni

Dauti: Servilizmi i VLEN na kthen në vitin 1997, kur burgoseshim për flamur

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti tha se kanë pasir drojë që koalicioni VLEN do t’i kthejë shqiptarët para Marrëveshjes se Ohërit, po thotë se, po i kthejnë në vitet kur burgoseshin për flamur.

“Druanim që po na kthejnë në vitin 2001, para Marrëveshjes së Ohrit, por tani duket që po na kthejnë në vitin 1997 kur burgoseshim për flamur. Deri ku do të shkojë servilizmi i vLEN ndaj supermacisë së VMRO-së? A do të arrini kohën e Rankoviçit?
Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen, nuk do të arrijnë as në 97, as në 2001, sepse nuk janë të gjithë shqiptarët siç i do Mickoski. Do ta rikthejmë bashkërisht dinjitetin, e atyre do tu ngelet vetëm turpi!”, shkroi Dauti.