Kosovë

Daut Haradinaj: Shpresoj se krimin në Gllogjan nuk e ka bërë dora shqiptare

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka shkuar për vizitë ngushëlluese te familjet e të vrarëve nga sulmi që iu bë autobusit në fshatin Gllogjan.

Përmes një shënimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpreson që dora shqiptare nuk e ka bërë këtë vepër të rëndë kriminale.

“Shpresoj që dora shqiptare nuk e ka bërë!

Florim e Beqë, shpresoj që Zoti ua din.

Kisha pas dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pas kësi dhimbje!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, me 26.11.2021 rreth orës 19:00 një autobus derisa po transportonte nxënësit është sulmuar me armë zjarri.

Si pasojë e sulmit, kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës që kishin qenë duke udhëtuar me autobusin e sulmuar.

Policia ende nuk ka arritur të bie në gjurmë të autorit derisa për të gjithë ata që kanë informacione për rastin që do të qonin në arrestimin e dorasit është premtuar shpërblim prej 20 mijë eurove.