Maqedoni

Dashtevski: Partia e Albin Kurtit s’mund të merr pjesë në zgjedhje, në Maqedoni

“Nuk ka mundësi që partia Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoni”, ka theksuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.

Ai shpjegoi për “Republika” procedurën se si duhet të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe se një parti e huaj nuk ka asnjë shans të jetë në lista.

Bekim Qoku nga Struga, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti pritet që të jetë pjesë e listave për deputetë në kuadër të Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN). Me këtë nga LEN theksuan se Vetëvendosje është pjesë e koalicionit të tyre dhe se emra të njohur në Maqedoninë e Veriut pritet të jenë pjesë e listave për deputetë. (INA)