Dashmir Arifi, kandidat i PDSh-së për Bogovinën
Partia Demokratike Shqiptare ka zyrtarizuar kandidaturën për të parin e Komunës së Bogovinës.
Bëhet fjalë për Dashmir Arifin, i cili siç njoftojnë nga partia, është arkitekt me profesion.
Kandidatura u zyrtarizua në kuvendin zgjedhor të Degës së PDSh-së në Bogovinë, ku i pranishëm ishte edhe lideri i partisë, Menduh Thaçi, transmeton TV21.