Maqedoni

Danella Arsovska emëroi drejtorë të rinj në ndërmarrjet publike

Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se kanë emëruar drejtor të rinj në N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, në Kopshtin Zoologjik, ndërsa në N.P. “Higjiena Komunale” i është vazhduar mandati drejtoreshës së deritanishme. Nga Qyteti i Shkupit thonë se po shqyrtohen emrat edhe për drejtor të ri në Qendra Kulturore Maqedonase.

“Drejtor i ri i në N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” është emëruar Dragan Ilievski, inxhinier mekanik me më shumë se 20 vite përvojë pune. Drejtori i mëparshëm, Marjanço Mitovski, i cili nga radhët e të punësuarve u emërua në këtë pozitë, vazhdon angazhimin e tij si drejtor sektorial i kompanisë. Drejtor i ri i Kopshtit Zoologjik është Zoran Popov, i cili vjen nga radhët e punonjësve. Popov është një ekonomist me 20 vjet përvojë pune. Qendra Kulturore Maqedonase QKM do të ketë drejtor të ri pas vlerësimit të CV-ve për këtë pozitë. Kosana Mazneva është emëruar me mandat të ri dhe vazhdon të mbajë postin e drejtoreshës së ndërmarrjes publike ‘Higjiena Komunale’ – thonë nga Qyteti i Shkupit.