Lajmet e reja

COVID-19: Merret vendimi i ri për hyrje në Greqi, ka një ndryshim

Masat dhe rregullat aktuale për të udhëtuar në Greqi, përkatësisht dokument lidhur me Kovid-19 dhe PLF formular, të cilat vlejnë edhe për shtetasit ne Maqedonisë së Veriut, mbeten të pandryshuara, si edhe muajve të kaluar, ndërsa i vetmi ndryshim është se janë vazhduar për dy javë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Vendimi i ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, hyri në fuqi në mëngjesin e sotëm, vlen deri më 12 nëntor të vitit 2021 në gjashtë të mëngjesit.

Certifikatë për vaksinim apo vërtetim për Kovid-19 të kaluar apo PCR negativ/rapid test, si dhe formular të plotësuar për hyrje në Greqi, përderisa për të pavaksinuarit, përkatësisht për ata të cilët udhëtojnë me test negativ edhe më tutje është në fuqi vendimi për testim shtesë në pikat hyrëse në Greqi.

Si dhe deri më tani, për hyrje nga Maqedonia e Veriut në Greqi janë të hapura të gjitha vendkalimet kufitare, të cilat punojnë 24 orë.

Të gjithë vizitorët “pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës për hyrje në vend”, njëjtë si në gjashtë muajt e fundit kanë katër opsione, në lidhje me dokumentet që duhet t’i dorëzojnë dhe janë të lidhura me Kovid-19, ndërsa AIM hollësisht i transmeton të gjitha rregullat për udhëtim në fqinjin jugor.

Opsioni i parë është të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të paraqisni një certifikatë vaksinimi në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga një institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emrin dhe mbiemrin, siç janë të shënuara në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat e dhënies.

Mundësia e dytë është me test negativ: ose PCR e marrë në 72 orët e fundit para udhëtimit ose një test antigjeni (i shpejtë) i marrë 48 orë më parë. Për të dy opsionet, testi duhet të jetë në një laborator privat ose të aprovuar nga shteti i vendit të origjinës dhe certifikata duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermane, italisht, spanjisht ose rusisht, si dhe për certifikatën. Përmban emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton, siç është regjistruar në pasaportë.

Për ata të cilët udhëtojnë me test negativ “pavarësisht nga shtetësia dhe mënyra e hyrjes, të cilët në Greqi mbërrijnë nga shtetet: Egjipti, Shqipëria, Argjentina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Brazili, Gjeorgjia, Kuba, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, Kina, Libia, Maroku, Pakistani, Rusia dhe Turqia”, të cilët udhëtojnë me test negativ, parakusht për hyrje është të kenë rezultat negativ nga testimi i detyrueshëm me test PCR dhe rapid në pikat hyrëse në Greqi.

Testimi i detyrueshëm nuk vlen për udhëtarët të cilët kanë certifikatë valide për vaksinim me 14 ditë të kaluara nga doza e dytë ose vërtetim për sëmundje të kaluar në gjashtë muajt e fundit.

Opsioni i tretë ka të bëjë me ata të cilët e kanë kaluar Kovid-19 në gjashtë muajt e fundit dhe mund të dorëzojnë vërtetim për sëmundje të kaluar me testim laboratorik PCR ose test të shpejtë antigjen, ndërsa certifikata jepet 30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj është deri 180 ditë më vonë.

Dokumenti duhet të jetë nga një institucion publik ose nga laboratorë të aprovuar nga vendi i origjinës, të përmbajë të dhëna për pasaportë dhe përsëri, ai mund të jetë në disa gjuhë, gjegjësisht greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht.

Kovid certifikata digjitale evropiane është edhe një mundësi alternative për hyrje në Greqi.