Maqedoni

Çmimi i rrymës, Bislimoski paralajmëron rritje prej mbi 10%

Çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i lartë se 10%, kurse mund të hiqet edhe tarifa e lirë, deklaroi njeriu i parë i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

“Ministri tha se do të jetë nën 10, disa thonin se do të jetë 70, e disa të tjerë – 30%. Në fund të fundit askush prej tyre nuk do të mbajë përgjegjësi, por Komisioni Rregullator”, tha Bislimovski në një deklaratë.

Ai gjithashtu shtoi se MEPSO-ja ka kërkuar rritje ende më të madhe të shpenzimeve në raport me kërkesën fillestare.