Çmimet në ndërgjegjen e tregtarëve – Inspektorët në gatishmëri!
Tregtarët po bëjnë përgatitje për çmimet e reja, por në gatishmëri janë edhe inspektorët. Me inspektime të shpeshta në terren do të përpiqen që të parandalojnë rritjet e çmimeve.
Përfunduan “çmimet e garantuara”. Nga 1 marsi tregtarët lirisht mund të formojnë çmime për bukën, prodhimet e qumështit, mishin, pastat, miellin, vezët, pijet joalkoolike kurse skadoi edhe afati i vendimit qeveritar për uljen e cmimeve për importin e perimeve. Merret vesh se disa nga marketet kanë ngritur çmimet. Por, të shohim se si është situata në terren.
Në disa markete dallimi vërehet te kaçkavalli dhe mishi, që shiten për 50 deri 100 denarë për kilogram. Shtrenjtohet mielli, por edhe pemët e perimet. Nga e hëna pritet të formohen çmime të reja.
Organizata e Konsumatorëve ka bërë thirrje që deri në miratimin e Ligjit për praktika jo të ndershme tregtare të ketë “ngrirje” të çmimeve.
Nga ana tjetër, qytetarët nuk duket të kenë vërejtur shumë ndryshim në çmimet e produkteve të përditshme.
QYTETARE
“Jo nuk janë shumë drastikisht të larta çmimet, jemi të kënaqur, djathi 60 denarë mesatarisht, vaji njëjtë, qumështi njëjtë. Kurse mishi po është më shtrenjtë’’.
Pavarësisht se nga marsi paga minimale duhet të rritet për 12.55% dhe do të jetë 22.500 denarë, llogaritë e paradokohsme të shportës konsumuese sindikale nxorën në sipërfaqe hendekun midis të ardhurave dhe nevojat e qytetarëve që viteve të fundit është rritur në mënyrë drastike.
Shporta konsumuese tregon se në dy vitet e fundit çmimet janë rritur për thuajse 60%.
Minimalisht 57.000 denarë I duhen një familjeje për ta kaluar muajin.