Maqedoni

Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që çmimet e belinave pas mesnate të lirohen ndërsa dizeli shtrenjtohet.
Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 denarë, dhe në bazë të këtij vendimi një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 80,00 denarë.
Çmimi i EUROSUPER BS-98 do të ulet për 0,50 denarë për litër dhe me këtë një litër do të kushtojë 82,50 denarë.
Çmimi i Dizelit shtrenjtohet për 1,00 denarë dhe në bazë të vendimit një litër do të shitet për 82,00 denarë.