September 20, 2024
Opinion

Ç’ka duhet të ndodhë për të qenë bashkë politikëbërsit shqiptar, kur janë në pyetje interesat kombëtare!

Shkruan: Etem Xheladini

A nuk po ju mjaftojnë politikëbërsve shqiptar në R. Maqedonisë së Veriut këto akrobacione të institucioneve shtetërore në R. Maqedonisë së Veriut, kur janë në pyetje të drejtat e interesat e popullit shqiptar.
Si mundet për tri dekada e gjysëm, e në veçanti pas luftës së 2001 ende shqiptarët të trajtohenë si lypsar të drejtave të tyre.
A nuk është koha e fundit që pas shumë këtyre ndryshimeve Kushtetuese, si dhe vendimeve gjygjësore, që po degradojnë edhe ato pak të drejta të shqiptarëve për dekada, shqiptarët të jenë tog-bashkë, e të vendosin njëher e për gjithëmon, për të definuar statusin e shqiptarëve element shtetëformues, si dhe gjuha shqipe të jetë zyrtare në tërë teritorin e R. Maqedonisë së Veriut, si dhe përdorimin zyrtar të simboleve dhe flamurit kombëtar.
Nëse politikëbërsit maqedonas nuk kanë disponim ende edhe pas këtyre tri dekada e gjysëm të pajtohen që populli shqiptarë të jetë të barabart me popullin maqedonas, atëher të aktivizohenë mekanizmat tjerë demokratik, jetësimi i Iliridësë si kapital i madhë i shqiptarëve i përkrahurë qindpërqind nga shqiptarët me referendumin e vitit 1992-shës.