Çka do të ndodhë me 100 mijë qytetarët me të drejtë vote, por pa dokumente të vlefshme?
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, do të propozojë në seancën e qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje për mbi 100 mijë qytetarë me të drejtë vote, por pa dokumente të vlefshme identifikimi, që të mos u mohohet e drejta e votës në ditën e zgjedhjeve.
Toshkovski thotë se bëhet fjalë për rreth 100 mijë qytetarë që janë mbi 18 vjeç, që janë rezidentë dhe kanë të drejtë vote, por që nuk kanë letërnjoftime dhe kanë pasaporta me afat por me emrin e vjetër të shtetit.
“Përgjigja shpresoj se do të jetë në drejtim të ndryshimit të ligjit sepse nëse nuk ndryshohet dispozita ligjore që e rregullon mënyrën e identifikimit dhe mënyrën e votimit do të kemi problem shumë të madh sepse përveç që shkelim të drejtën themelore të njeriut për lëvizje të lirë, tani do ta shkelim edhe të drejtën e votës”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.