“Cilindri” dhe “Xhoker”, PTHP hap lëndë për ndjekjen e Mickoskit nga ASK-ja derisa ishte në opozitë!
Përmes njoftimit, Prokuroria Publike informoi se ka hapur lëndët “Cilindri” dhe “Xhoker” dhe për pohimet e Mickoskit, se si opozitar, në vitin 2020, ka qenë i ndjekur nga Agjencia për Siguri Kombëtare ku kanë thënë se disponojnë me informacione se është organizator i strukturave të armatosura terroriste dhe për këtë nuk e njoftojnë MPB-në, pasi në atë periudhë Ministër i Brendshëm Teknik, ka qenë Naqe Çulev.
“Kjo ka qenë vetëm një mënyrë, që përmes montimit, të sigurohet mbulimi i liderit të partisë më të madhe në atë moment – VMRO-DPMNE-së. Ja, ia lë në dorë Prokurorisë, për këtë folëm edhe me prokurorin e rastit. Të arrijë zëri në Prokurori dhe të shohim nëse do të mbërrijë tek ata dhe nëse pas kësaj do të ndërmarrin masa”, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski dje akuzoi ish-Qeverinë LSDM-BDI se përmes strukturave të atëhershme të sigurisë, në mënyrë të jashtëligjshme ishin ndjekur ai dhe familja e tij, sic tha, me akuza të rrejshme se ka qenë organizator, financues dhe porositës i një formacioni parapolicor të armatosur ushtarak të elementeve radikale, ekstreme dhe nacionaliste maqedonase. /tvklan.mk