October 7, 2024
Rajon - Botë

Çifti i ri u gjetën të përqafuar nën rrënojat e vërshimeve në Bosnje, sapo ishin martuar

Bosnja dhe Hercegovina u godit nga përmbytjet katastrofike më 4 tetor, të cilat morën jetë njerëzish.

Situata është e vështirë në disa qytete të Bosnje-Hercegovinës, por deri tani më e vështira është në Jabllanicë. Dëshmitë prekëse të njerëzve që humbën shtëpitë dhe të dashurit e tyre vijnë kryesisht nga ky qytet i vogël në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në kulmin e përmbytjeve shkatërruese që goditën BeH-në, historia e çiftit të martuar Irmela dhe Jasmin Čilić, trupat e të cilëve u gjetën nga shpëtimtarët nën rrënojat në Jabllanicë, është veçanërisht prekëse, përcjell INA, duke cituar rrjetet boshnjake të internetit.

Ekipet e shpëtimit dhe komuniteti lokal ku ata jetonin u tronditën thellë nga ky lajm për shkak të tragjedisë dhe shembullit se si dashuria është emocioni më i fortë që mund të ndjejë një person.
FOTO
Ata qëndruan me njëri-tjetrin deri në fund, por për fat të keq nuk mundën të ikin. Ata njiheshin në komunitetin e tyre si njerëz të ngrohtë dhe të kujdesshëm dhe dashuria dhe lidhja e tyre shërbeu si frymëzim për shumë njerëz. Trupat e çiftit u gjetën të përqafuar nën rrënoja. (INA)