June 26, 2024
Maqedoni

Çfarë po ndodhë, Ahmeti refuzon një shqiptar për kryeministër për Zoran Zaevin?

Kryeministri Zoran Zaev gjatë koordinimit të djeshëm ka propozuar emrin e Fatmir Bytyqit si kryeministër i ardhshëm. Megjithatë sipas burimeve të Radio Lider, i njejti emër është refuzuar nga BDI. Sipas informacioneve Bytyqi është dashur të jetë në krye të Qeverisë deri në prill, kur pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme, por një gjë e tillë është refuzuar kategorikisht nga BDI. Ata i kanë thënë Zaevit se kanë marrëveshje që në 100 ditët funksionin e kryeministrit ta ushtrojë kuadër i BDI-së.
Në fund është arritur marrëveshje që Zaev të mbetet në krye të qeverisë deri në fund te dhjetorit dhe më pas në postin e kryeministrit të vije kuadër i BDI-së deri në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në mars-prill.
Dje Ahmeti tha se ka pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, ndërsa tensioni ka qenë pikërisht për këtë çështje.