Opinion

Ç’është kjo luftë mes politikëbërsve shqiptarë, duke u krekosë se kushë janë më hajna?

Etem Xheladini

Konftribuesi i madhë i kauzës kombëtare Diogardi thotë: Shqiptarët kaluan nga komunizmi në korrupsion, sllavët janë të mençur i blen liderët shqiptarë dhe tani i kontrollojnë.

Kjo thënje për fatë të keqë po dëshmohet sa po kalojnë vitet e motet. Nisur, për këto tri dekada e gjysëm në pluralizëm, nuk dinë kushë të trgonë se si politikëbërsit shqiptarë ku do që janë, po veçmas me këto afera që po ndodhinë në Maqedoninë e Veriut, ku pushtetarët shqipta me pes për qind (po edhe sikur të jetë njëzet përqin) pushtet, të ju lejohet aq shumë të korruptohenë, kurse kur janë në pyetje të drejtat kombëtare të shqiptarëve, të ngecinë duke ju mohuar të drejtat elementare si gjuha, simbolet kombëtare, po edhe duke u mohuar të drejtat në gjitha nivelet.
Ky fenomenë po ndodhe rregullishtë pa marrë parasyshë ndërrimin e pushteteve nga subjektet politike maqedonase, ku subjektet politike shqiptare participuan deri tani për këto tri dekada e gjysëmë.
Si më parë, po edhe tani liderët maqedonasë si të VMRO-DPMNE, po edhe LSDM-ës arrijnë të zgjedhin parnerin e kualicionit, ti kontrollojnë, po edhe ti detyrojnë që pa kushte të jenë pjesë e qeverisë, kur është fjala për interesat kombëtare të shqiptarëve.
A thua ende nuk po e kuptojnë politikëbërsit shqiptar se cili është qëllimi i subjekteve politike maqedonase, qoftë në qeveri apo opozit, se vetëm të përçarë subjektet politike shqiptare, pa platformë kombëtare, pa vijat e kuqe për të qenë pjesë e qeverisë janë të dëshiruar të jenë pjesë gjegjësisht partner të kualicioneve qeveritare.
Kjo dukuri nuk po kuptohet nga politikëbërsit shqiptar ku do që janë, se po degradohet identiteti politik kombëtarë, duke u shpallë gjithë hajna. Kurse hajnat miliarder po edhe multi miliardera maqedonasë, po edhe të tjerë, jo që heshten po edhe amnestohenë, pasi kuptohet se ata kanë dëmtuar interesat kombëtare të shqiptarëve, e jo pak shembujë kemi kur i shtojmë edhe aferat e shumë rasteve të montuara për shqiptarët që ndodhën për këto vite, dëshmon se shteti, e pushteti maqedonasë ka për qëllimë ti frigonë e përçanë shqiptarët, duke i shpallur herë ato, e herë këto subjrkte të pa dëshiruar, duke i kuntrolluar gjatë politikëbërjes.
Koha për politikëbërsit për tu vetëdijësuar, se të gjithëve e njejta du t’ju gjejë!