Opinion

ÇDO HERË NË KUJTESË RRUGËTIMI IM 42-VJEÇAR NË PROCESIN EDUKATIVO-ARSIMOR

Etem Xheladini

Rruga 42-vjeçare në procesin edukativo-arsimit, e filluar më vitin 1977/78 në fshatin Goshincë në SHF. ” Dituria ” në objekt me kushte mjaftë të vështira, e nga viti shkollor 1989/90 u transferuam dhe vazhdum për dy vite në SHF.“Bashkimi” në fshatin Nikushtak, po ashtu në kushte të vështira pa kabinete e punëtori, por me një entuzjazëm shumë të madhë për të kontribuar në ngritjen e procesit edukativo-arsimor.
Për 38-vite nga viti 1992/93, e deri në mbarimin e karierës në procesin edukativo-arsimor në SHFK ” Naim Frashëri ” në Kumanovë, ku me vite realizuamë mësimin kabinetik nga lënda e Informatikës, a njëherit ishim të përkushtuarë në hapjenë e paraleleve me mësim në gjitha qendrat e shkollave të mesme si: Gjimnaz, Ekonomi, Teknikë, Medicinë, e Bujqësi, si dhe menaxhimin të hapjesë së Fakultetit të “AB” në Kumanovë, por me një zemër të thyer shkuam në pension, nga ajo se është bërë politizimi i skajshēm i arsimit, ku po ngecë në zhvillimin e tij në krahasim me trendet bashkohore me kohën.
Nga kjo përvojë një sugjerim për gjeneratën e re, shumë të respektuar, për ardhmërin e kombit tonë kudo që jeni.
Kush nuk kontribon për arsimin mbi të gjitha tjerat, është si me i nxerrë sytë e tu, me dorën tënde!
(Unë, e thashë këte më 1991)
Të gjithë ata individ apo punētor arsimor shqiptar, që e kanë dëmtuar me, apo pa vetëdije arsimin shqip, qoft në Republikën e Maqedonisë Veriut, Republikën e Shqipërisë apo Republikën e Kosovës, nuk munden të quhen arsimdashës dhe as burrështetasë;
Përkundrazi janë verbuesit e ardhmërisë së kombit rinisë të tre shteteve shqiptare, e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.