June 28, 2024
Maqedoni

Bytyqi: Qeveria nuk po ndihmon qytetarët e pollogut të cilët u goditën nga moti i ligë

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi akuzon autoritetet e vendit se nuk po ndihmojnë qytetarët e rajonit të pollogut të cilët u goditën nga moti i ligë.

A është paraqitur dikush nga Qeveria për të ndihmuar qytetarët në rajonin e Pollogut të prekur nga stuhia e së dielës? Jo?! Duket se hijet në Shtip dhe vila në Vodno janë ideja e tyre për zhvillim të “barabartë” rajonal”, shkruan Bytyqi në Facebook.

Bytyqi shton se shumë premtime për një fillim të furishëm, por realizim i dobët.