Burri ther gruan me sëpatë, i biri e hedh nga shkallët dhe vdes
Në orët e para të mëngjesit, një incident tragjik ndodhi në Konispol, ku një burrë vrau me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas humbi jetën vetë.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Shalë, ku H.I., 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi disa herë bashkëshorten e tij Sh.I., 66 vjeçe. Më pas, H.I. u përlesh me djalin e tij, K.I., rreth 40 vjeç, i cili e shtyu atë nga shkallët e shtëpisë. Për shkak të dëmtimeve të marra, H.I. vdiq në vend.
Shërbimet e Policisë së Konispolit mbërritën menjëherë pas njoftimit dhe arrestuan të dyshuarin, K.I., duke e shoqëruar atë në stacionin e policisë.