Bukuritë e malësisë së Likovës mbuluar me borë (Foto)
Njëra foto është shkrepur në fshatin Bellanoc, fshat në malësinë e komunës së Likovës. Tjetra te Penda e Epërme e Likovës. Janë vetëm dy foto të shkëputura nga malësia e fshatrave të Likovës, që tregojnë bukurinë përrallore që ka krijuar bora. Në gazetën Lajm i ka dërguar një lexues dhe bashkëpunëtor i yni i rregullt. Është mëkat i madh që kjo komunë është e anashkaluar plotësisht nga investimet shtetërore dhe nuk shfrytëzohen aspak potencialet e saj turistike.