Maqedoni

Bujar Osmanit i është propozuar të kandidojë për Sekretar të NATO-s, ja përgjigja e tij!

Ashtu edhe siç dihet, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, së shpejti i përfundon mandati në organizatën më të fuqishme luftarake në botë.

Disa media vendore, por edhe ato rajonale, këto ditë kanë shkuar se për këtë pozitë, disa diplomat e kanë propozuar emrin e Bujar Osmanit, i cili me sukses e ushtori detyrën e të parit të OSBE-së.

Lidhur me këtë propozim dhe ide, është prononcuar edhe vet Bujar Osmani, i cili, ka pranuar se këto pretendime janë të vërteta, por se për momentin është i fokusuar në angazhimet e tij politike dhe garën për president të shtetit.

Bujar Osmani, ka shtuar se këto rekomandime i ka marrë nga disa organizata ndërkombëtare.

Për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nuk ka ndonjë aspect formal.

Anëtarët e Aleancës tradicionalisht arrijnë një konsensus se kush duhet të marrë detyrën e Sekretarit Gjeneral. Kjo procedurë shpesh zhvillohet përmes kanaleve diplomatike joformale, por edhe mund të kontestohet.