Bujar Osmani zgjidhet nënkryetar i BDI-së në vend të Izet Mexhitit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani do të zërë vendin e Izet Mexhitit në parti.
Osmani përveç zëdhënësit do të jetë edhe nënkryetar i partisë.
Anëtarë të Kryesisë Qendrore të BDI-së janë zgjedhur edhe Bekim Neziri, Ilir Hassani dhe Arta Bilali-Zendeli.
Ky vendim vjen pasi Izet Mexhiti u largua nga partia. Grupi i zjarrit, me të cilin edhe ai u nda dhe paralajmëroi një lëvizje të re politike në të cilën përveç tij do të jenë edhe deputetët Merita Koxhaxhiku (nga BDI) dhe Kastriot Rexhepi (deputet i pavarur).